U bë hit në kohë rekord, historia që fshihet pas këngës së dasmës Besi-Xhensila
Pëlqej
Besi dhe Xhensila janë duke pritur një vajzë të bukur të vijë në jetë dhe për këtë janë bërë pjesë e pandarë e mediave.

Por kush e ka harruar këngën e njohur "Çelsi i Zemrës" e cila u kthye shumë shpejt në një hit.

Por si u krijua kjo këngë? Këtë e zbuloi Fifi në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati.

Fifi: E vetmja gjë që më kanë thënë Xhensila dhe Kledi Bahiti ka qenë: Dua të bëj këngë për Besin, do ta këndoj në dasmën time. Kaq. Ka qenë një këngë që po e punonte Kledi dhe thashë qetësohu dhe gjeta fjalën Çelsi i zemrës.

Roza: A ka qenë ndonjë muhabet në tavolinë për çelsin që të ka frymëzuar?

Fifi: Jo. Veç kaq më ka thënë Xhensila dhe se kam takuar. Kledi më ka thënë, ai e ka bërë këngën. Unë jam ulur dhe kam shkruajtur. Ajo është një prej këngëve që ka shumë shpirt brenda dhe nuk e di sa çifte do martohen me atë këngë. Dhe unë do martohem me atë këngë. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori