Një prej vajzave më seksi të showbiz-it,
Rashel Kolaneci di gjithmonë të tërheqë vëmendjen me fotot sensuale.
Por vetëm kaq mundësi u jep fansave të saj, sepse për kureshtjet e tjera që ata mund të kenë,
Rashel është e kujdesshme. Megjithatë, ka edhe raste kur nuk rezervohet para fansave të saj.
Kështu, mbrëmjen e sotme në DWM, Rasheli ka shuar kureshtjen e të gjithëve dhe i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë që i është bërë gjithmonë. Edhe nga ndjekësit e revistës Class, e njëjta
pyetje për Rashelin: “A je në një lidhje dashurie?”
Edhe pse është mësuar tashmë me të njëjtën
pyetje, këtë natë vendosi të përgjigjet: “Më është bërë shumë shpesh e njëjta
pyetje, nuk kam folur asnjëherë, por sonte do të flas meqenëse jam në emisionin më të bukur. Dua t’i them të gjithë publikut dhe atyre që më pyesin: në momentin e parë që do të kem diçka për t’ua
komunikuar, do t’ua komunikoj… shkruan class. “
Akoma nuk ka një gjë konkrete për të thënë ose Rasheli di t’i ruajë gjërat e veta. Presim kohën kur të ketë diçka për të
komunikuar.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 11:41