U bë drejtor, aktori i njohur merr dhuratën e veçantë

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur aktori Erion Isai u emërua zyrtarisht si drejtor i ri i Teatrit të Kukullave.

Aktori në periudhën kur nisi debati për prishjen e Teatrit Kombëtar deklaroi se ishte pro shembjes dhe nuk ishte problem nëse do të kishte ndërtime pas tij.

Erioni këtë herë ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet një orë dhe në brendësi të saj është shkruar: “Jeta është më e mirë me një drejtor teatri”.

Siç ka treguar dhe ai kjo dhuratë special është bërë nga bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël Ajër.

“Surpriza më e bukur! I dua vajzat e mia”, shkruan Erioni në përshkrimin e fotos. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori