U arrestua për trafik kokaine, nipi i Enverit hedh pas të shkuarën (FOTO LAJM)

Mesa duket nipi i diktatorit Enver Hoxha ka lënë pasmomentet e vështira të jetës në burg, dhe shihet i lumtur krah bashkëshortes.

Bashkë me bashkëshorten, e cila është këngëtarja Rezarta Shkurta, Ermali ka qënë pjesë e eventit të “Geraldina Sposa” të zhvilluar pak ditë më parë ku edhe kanë pozuar të buzëqeshur.


Ermal Hoxha ka lënë qelinë në burgun e Fierit në 13 shtator 2018 teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, kur përfitoi nga lirimi me kusht.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit. Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.
Shtuar më 03/06/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori