Lleshaj e humb në studio: Englantina Buçi u vra para 30 vitesh

Mbrëmjen e djeshme, Ministri i Brendshëm, Lleshaj ka folur në lidhje me zbulimin e krimeve në vend, duke sjellë edhe shembuj konkretë.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe rastin e bujshëm të zbardhur 8 vite më pas, atë të vrasjes së Englantina Buçit.

Ai tha se autoritetet kanë arritur të zbulojnë dhe të zbardhin ngjarje të ndodhura shumë vite më parë.

Lleshi tha:

Krimet mund të zbardhen edhe pas disa vitesh. Pas 30, 20 vitesh u zbardh ‘eliminimi’ i asaj vajzës tek Mali me Gropa.

Por në fakt, Lleshaj nuk është shumë koherent me shifrat, pasi Buçi është eliminuar në vitin 2012 nga i ati dhe i vëllai, pra vetëm 8 vite më parë.


Shtuar 16.09.2020 07:10