Turp pa turp, Greta Koçi fle akoma me mamin
Pëlqej
E ftuar në Xing, Greta Koci ka treguar se në fakt edhe pse është 27 vjec ndonjëherë kur ka frikë akoma fle me mamin.

Deklarata e saj ka shkaktuar të qeshur në sallë.

“Unë fle në dhomë me Enin. Zakonisht kam shumë frikë natën, edhe kur shkoj në koncerte lë ndezur dritën e korridorit ose tualetit se po s’pata dritë e kam shumë problem. Një natë pashë një ëndërr shumë të keqe. U çova në mes të natës.

E zgjova Enin po ajo më tha qepe se po fle gjumë. Turpi botës vajza 27 vjeç ka frikë. Një t’u çuar dhe shkova tek dhoma e mamit dhe babit. ‘O maaa’, thashë unë. ‘Ça ke t’keqen babi? Ke frikë?’, tha babi se e di ai. ‘Hajde fli me mamin se iki unë në sallon’, tha. Kam fjetur me mamin atë natë. Turp pa turp por unë fjeta me mamin”, tregoi Greta. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori