Giroud iu bën premtimin e madh tifozëve: Do ta fitojnë Scudetton

Gjatë të hënës, Giroud e kanë pritur disa tifozë jashtë zyrave te klubit dhe ai është ndalur për të biseduar me ta dhe për t’u dhënë autografe

Siç transmeton Sky Sport Italia, njëri nga tifozët e ka pyetur sulmuesin: “A do ta fitojmë Scudetton këtë sezon?”.

“Po, padyshim” dhe pastaj ka hyrë në maknën e tij i buzëqeshur.

Giroud i ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Milani është lider në Serie A me dy pikë më shumë se Interi, por skuadra e Inzaghit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /albeu./com/


Shtuar 8.03.2022 18:19