Leopardi hyn në sallën e gjyqit, terrorizon të pranishmit, lëndohen 6 persona

Disa persona në Indi kanë përjetuar moment terrori kur një leopard hyri në një sallë gjyqi.

Mediet në vend raportojnë se leopardi ka sulmuar në total gjashtë persona, të cilët janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia u vu në alarm pas incidentit dhe zyrtarë të botës së egër arritën ta fusin në kafaz kafshën.

Në video të regjistruara në vendngjarje njerëzit shihen që largohen të tmerruar nga leopardi gjigant që nuk dihet sesi kishte hyrë në gjykatë.

Sulmi i leopardit vjen disa ditë pasi një djalë 11-vjeçar u sulmua për vdekje nga një tjetër leopard në qytezën indiane të Mysore. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 09:42