“Tuna shkak i sherrit mes Cozman dhe Noizy”
Sherri mes Cozman dhe Noizy-t">Noizy-t ka qenë i paralajmëruar.

Cozman e ka kërcënuar që pas deklaratës që ai bëri se kishte pasur një marrëdhënie me Tunën”, është kjo ajo që thonë miqtë nga Tirana të reperit të mirënjohur.

Sipas tyre, Cozman i kishte dërguar disa herë mesazhe Noizy-t">Noizy-t që të mos dukej në Prishtinë, pasi do të hakmerrej për ato që kishte thënë, ndaj dhe ky konfrontim mes tyre ishte i pritshëm.

Që pas incidentit të ditës së martë, asnjëra nga të dyja palët nuk ka dashur të prononcohet rreth arsyeve që çuan në këtë sherr.

Si “Babastars”, ashtu edhe “OTR” kanë zgjedhur që të mos flasin rreth ngjarjes, megjithatë disa prej miqve i kanë rrëfyer “Bluetooth” se si ka nisur sherri.

“Ka qenë Skivi ai që sapo e ka parë Noizy-n në Prishtinë, e ka sharë rëndë. Ka dalë nga makina dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë të pista.

Kamera e tyre ka qenë e ndezur gjatë gjithë kohës. Kishin për qëllim që regjistrimin ta hidhnin online. Natyrisht që reagimi i Noizy-t">Noizy-t ka qenë i menjëhershëm.

Ai është kundërpërgjigjur duke i qëlluar të dy, si Cozman si Skivin. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, madje as armët nuk ishin nxjerrë.

Ngaqë e kishin të pamundur t’i qëllonin Noizy-t">Noizy-t, Cozman dhe Skivi qëlluan më shumë Varrosin.

Edhe kur kanë nxjerrë armën, Noizy nuk ka ikur, por ka vijuar të përleshet me ta. Policia ka qenë prezente teksa është shtënë me armë, megjithatë ndërhyri shumë vonë”, shprehet një nga shokët e Noizy-t">Noizy-t.

Sipas tij, ngjarja ka lidhje me Tunën. Shpeshherë në media Noizy është tallur me çiftin “Fenix”. Madje javën e shkuar, teksa ka qenë i ftuar te “Zonë e Lirë”, pyetjes se si i dukeshin Cozman dhe Tuna, reperi i është përgjigjur: “Të dyja më duken si goca”.

Miku i tij tregon se Noizy kishte marrë disa kërcënime nga Cozman, edhe pse asnjëherë me emrin e tij. “Edhe pse Cozman ka disa kohë që është ndarë nga Tuna, e kishte inatin e deklaratës që Noizy bëri tek Ermal Mamaqi, ku tha se kishte bërë seks me të.

Të shumta kanë qenë mesazhet dhe telefonatat kërcënuese që Noizy-t">Noizy-t i vinin, edhe pse në asnjërën prej tyre nuk thuhej që i kishte nga Cozman.

Megjithatë ai nuk u tremb, por vijoi të shkonte në Kosovë, si për qejf, edhe për koncerte. Ata e dinin që ai ishte në Prishtinë dhe shkuan të përgatitur, me armë me vete, ndërsa Noizy ishte i paarmatosur, ndaj u mbrojt vetëm me grushte.

Asnjë nga ‘OTR’ nuk do të flasë për këtë konflikt, pasi e quajnë një kapitull që duhet harruar. Nuk është ky shembulli që duan të japin”, përfundon një pjesëtar i “OTR” për “Bluetooth”. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2016, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori