Barcelona-Lewandowski, spanjollët japin ofertën e parë për polakun

Mund të konkretizohet mundësia që Robert Lewandowski të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, për t’u transferuar në Spanjë dhe për të veshur fanellën e Barcelonës.

Sipas asaj që publikon sot e përditshmja “MARCA”, Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit katalanas, tashmë ka takuar agjentin e sulmuesit polak, Pini Zahavi, për ta informuar se Barcelona është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për kartonin e tij.

Lewandwoskit do t’i ofrohet një kontratë dy vjeçare, e cila mund të zgjatet me një vit.

Edhe Barcelona vazdhon të ndjekë një tjetër sulmues, Alvaro Morata, aktualisht te Juventusi, por kartoni i të cilit i përket Atletico Madrid./h.ll/albeu.com


Shtuar 28.04.2022 10:06