Këngëtarja e suksesshme
Tuna Sejdiu së shpejti do të hedhë në treg klipin e saj më të ri, me titullin provokues “I asaj”. A është kjo një histori
personale e Tunës dhe si ka nisur jeta e saj private këtë fillim
vere Tuna rrëfeu në intervistën për “Mapo-n” të cilën do ta botojmë me shkurtime.
-
Tuna, dimë se jeni duke punuar për klipin më të ri. A mund të na zbuloni ndonjë detaj përpara se ai të publikohet?
- “I asaj” është njëra prej këngëve që do të përmbajë albumi im më i ri, mbrapa të cilit si producent qëndron një djalë super i talentuar “Big Bang Beatz”, hitet e të cilit jam e sigurt që shumica i ka dëgjuar.
- Kur del albumi?
- Datën nuk po e zbuloj dhe disa ditë, vetëm edhe pak durim. Dua të them vetëm që do jetë shumë shpejt dhe në një ditë shumë të veçantë për mua.
- Çfarë ka të veçantë në këngët që ka ky album?
- Secila këngë nga tjetra është e veçantë në vetvete. Çdonjëra që po arrin në fazën finale të realizimit na pëlqen më shumë, derisa të vijë ajo tjetra, saqë janë bërë shumë favorite deri tani.
- Kënga titullohet “I asaj”. A ka diçka
personale në këtë fabul?
- Sa i përket tekstit, nuk ka asgjë
personale. Nuk e di pse çdo këngë e imja duhet të lidhet me jetën time
personale. Teksti është i shkruar nga “Vig Poppa”.
- Kujt i dedikohet “I asaj”?
- Shumë shoqe të miat e kanë gjetur veten në këtë fabul dhe kjo më gëzon edhe më shumë. Unë nuk e kam gjetur veten aty. Pa merak, do t’ju informoj se cilat janë këngët biografike në këtë album (
qesh). Natyrisht që do të ketë të tilla. E di që e gjithë ajo që mbetet mistike për jetën time
personale, publiku do ta kuptojë mes rreshtave të këngëve të mia. Në tematikat e këngëve jemi munduar të mendojmë më gjerë… Nuk menduam individualisht duke u inspiruar nga jeta ime, sepse Adele do mërzitej shumë (
qesh).
- Veç projekteve muzikore, ku janë të drejtuara planet e Tunës këtë verë?
- Projektet e mia janë të përqendruara vetëm te muzika dhe koncertet gjatë këtij sezoni. Ndoshta edhe aty këtu ndonjë vikend pushim.
- Asnjë dashuri e re këtë verë?
- Jo, nuk do dashurohem këtë verë (
qesh). Unë nuk i planifikoj gjërat në planin privat, ndoshta në planin profesional, por në atë privat definitivisht jo.
- Je përfolur vazhdimisht për lidhje, shumë prej tyre hamendësime. A të bezdis kjo gjë?
- Janë shkruar pafund thashetheme. Nëse i bie të besoj në gjithçka që shkruajnë, i bie të mos dalë nga shtëpia.
- Ke thuajse një vit vetëm, a e ndien nevojën për të pasur dikë afër?
- Për momentin nuk kam nevojë për askënd. Mesa duket, e gjithë kjo që po bëj po më përmbush, saqë nuk ndiej nevojë për ndonjë mashkull. Pastaj, unë nuk po i numëroj ditët dhe muajt sa jam vetëm.
Shtuar më 18/06/2012,
ora 16:50