Tuna pa Cozman femër e lirë, premton projekte të reja (VIDEO)
Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në skenë, të egër, plot vetëbesim dhe shumë këmbëngulëse.

Por që pas ndarjes me Cozman, Tuna ka qënë shumë e rezervuar për jetën e saj private, si dhe është munduar të shmangë intervistat në lidhje me të.

Tashmë kanë kaluar shumë muaj nga ndarja me Cozman, por si duket Tuna akoma nuk e ka marrë veten nga kjo ndarje.

Gjatë intervistës kur ajo pyetet në lidhje më ndarjen, ajo bëhet e luhatshme dhe mundohet ti kursejë fjalët për të.

Në një intervistë për Prive ajo thotë “Vazhdoj te jem e lumtur duke reflektuar mbi veten, mbi gjerat qe tani po i shijoj si nje femer e lire. Tash kam marrë rolin e gjentelmenit, është në sensin tim kjo. Ndihem shumë mirë plotësisht e lirë”.

/albeu.com/
Shtuar më 31/07/2016, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori