Tuna në një histori dashurie me këngëtarin 10 vite më të ri?
Kohët e fundit, dy artistët Tuna Sejdiu dhe Ylli Limani janë në shënjestër të mediave sociale për një lidhje mes tyre që tejkalon miqësinë. Kjo marrëdhënie e re e Tunës nisi vetëm pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman.

Mediat kanë shkruar se për Tunën ka gjithmonë një mashkull tjetër që ia zë vendin atij që iku, pasi ajo gjithmonë suksesin e kërkon çift.

Dhe ky është Ylli Limani, 21 vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31 vjeçare nga Shkupi.

Edhe pse me 10 vite diferencë, mosha mes artistëve nuk përbën problem. Nga ana tjetër, këngëtarët nuk e kanë pranuar ende këtë lidhje. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2016, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori