Kur zogu bëhet pulë, Tuna poston foton e parë me barkun e rrubullakosur (FOTO LAJM)

Shtatzania e Tunës ka qënë prej shumë kohë kryelajmi i mediave rozë, dhe prej kohës që ajo publikisht pranoi se ishte në pritje të një fëmije, njerëzit janë bërë kureshtar për një foto me barkun e rrumbullakosur. Dhe ajo foto sapo është publikuar sot.

"Mëngjeset si ky ia vlejnë çdo pritje!”-shkroi Tuna në përshkrimin e fotos super të ëmbël.

Në fotografinë bardh e zi, ajo shihet e përqafuar me bashkëshortin Patris Berisha në anë të një krevati.

Këngëtarja e “Duam” ka pozuar me të brendshme, duke ekspozuar kështu për herë të parë barkun e rrumbullakosur./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori