Alarmohen te Juventusi, pas Pogba dëmtohet edhe një mesfushor tjetër

Alarm te Juventusi prej dëmtimeve. Pas Paul Pogba, i cili ka probleme me meniskun dhe do të mungojë për dy muaj, tani shqetëson edhe një lojtar tjetër.

Weston Mckennie është dëmtuar së fundmi dhe do të qëndrojë te paktën dy javë jashtë fushave të blerta.

Gjithsesi në Itali mediat shkruajnë se amerikani mund të mungojë deri në dy ose tre muaj, çka bën që te Juventusi të mendojnë për ndonjë përforcim në mesfushë. / h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 08:00