Truprojat mbajnë mbi shpinë Justin Bieber (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Atëherë kur mendonim që mund të shijonim një javë pa asnjë lajm nga Justin Bieber, mbërrin një foto e adoleshentit më të pëlqyer/urryer në botë, që e rikthen atë në qendër të medias dhe rrjeteve sociale e forumeve të ndryshme në internet.

Adoleshenti kanadez vazhdon turin e tij muzikor në Azi dhe gjatë pushimeve ka përfituar nga rasti për të vizituar Murin e Madh Kinez. Pikërisht në këtë udhëtim ai ka thyer njërin prej rregullave më të shenjta të vizitorëve të kësaj kryevepre njerëzore…nuk ka ngjitur me këmbët e tij shkallët e këtij muri, por ka shfrytëzuar truprojat e tij.

Dy prej këtyre të fundit kanë mbajtur mbi shpinë Bieber, ndërsa ky i fundit kalonte kohën duke u marrë me telefonin e tij.

Fotoja u publikua fillimisht në faqen “BelieveTourUpdates”, që mban të përditësuar adhuruesit e këngëtarit me gjithcka rreth koncerteve të tij. Kaq mjaftoi që ajo të shpërndahej në internet dhe të nisnin shakatë mbi të.

Komentues nga Kanadaja "iu përgjëruan" Shteteve të Bashkuara, ku Bieber mori famë, që ta adoptojnë atë, ndërsa nuk munguan as kritikat dhe komentet tallëse nga mediat kineze. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2013, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori