Tronditet bota e medias, prezantuesja e njohur gjendet e vdekur (FOTO LAJM)

Prezantuesja e njohur e “Love Island”, Caroline Flack ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e huaja familja e saj, por ata nuk tregojnë shkakun.

Trupi i pajetë është gjetur në apartamentin e saj dhe mediat thonë se ajo mund të ketë vrarë veten ditën e Shën Valentinit.

Vdekja e prezantueses ka ardhur e papritur për të gjithë, pasi ajo para se të ndërronte jetë ka qenë aktive edhe në Instagram.

Vdekja e saj ka ardhur pak ditë pasi Caroline tha se do të flasë për jetën e saj personale dhe do të tregojë gjithçka që lidhet me të.

Gjithashtu, në 14 shkurt i dashuri i saj ka postuar në Instagram një foto ku i tregon se e do shumë.
Shtuar më 15/02/2020, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori