Tronditen fansat/ Meghan, Harry dhe Kate të plakur do të duken kështu
Një program teknologjik ka zbuluar se si do të duken Princi Harry, dukesha e Cambridge dhe Dukesha e Susexx kur të jenë pensionistë.

Softueri i Fytyrës i zhvilluar nga doktorët e Harley Street parashikuan se si këta personazhe do të duken në të 60-at. E njëjta teknologji është përdorur edhe për këngëtarin e popit Harry Styles, aktualisht 24 dhe futbollistin e kombëtares së Anglisë Harry Kane, 25. Dr. De Silva tha: ‘Kjo hartë e re teknologjike e fytyrës na lejon që të shohim shkencërisht në të ardhmen dhe saktësisht se si do të plaket një person.

Megjan Markle është ajo që duket më mirë në moshën 60 vjeçare. Stili i saj i jetesës dhe gjenet e saj sugjerojnë se plakja e saj do të jetë më e mira e mundshmedhe madje do të duket më mirë se kunata e saj Dukesha e Cambridge. Kate njësoj di Meghan do të plaket e bukur por mund të duket disa vite më e madhe si pasojë e ndryshimit të ngjyrës së lëkurës shkruan class.

Princi Harry do të duket njësoj si babai i tij Princi Charles kur të jetë 68 vjeç. Pjestarët e familjes mbretërore kanë gjene shumë të mira dhe jetojnë gjatë pjesërisht kjo falë dietës së shkëlqyer që ata ndjekin dhe shërbimit më të mirë mjekësor që paratë mund të blejnë.
Shtuar më 09/09/2018, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori