Trondit nëna e këngëtares Eda Zari: Më përplaste si qeni në tokë

Pëlqej
Ka folur për herë të parë nëna e këngëtares Eda Zari për dhunën e ushtruar nga ajo.

Gjatë një rrëfimi për “Fax Neës”, ajo ka treguar detaje rrënqethëse se si e bija këngëtare e dhunonte duke e përplasur nëpër shtëpi.

“Më kapte, më përplaste si qeni në shtëpi, maskaresha, s’ka turp”, thotë Xhane Zari.

Eda Zari kishte deklaruar më parë se ëma vuan nga sëmundja e Azheimer-it, duke thënë se sikur vërtet njerëzit të ndienin keqardhje për të, do të ishin krijuar kushtet që të mos i duhej ta trajtonte jashtë, në mungesë të kurave këtu.

Ndërkohë Xhane Zari përmes raporteve dëshmon se është në gjendje të mirë mendore dhe se nuk ka pasur asnjë nga shenjat që e bija thotë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori