13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Trondit artistja: Më hoqën emrin nga filmi se nuk fjeta me regjisorin

Tashmë është bërë e udhës që në programin ‘Trokit’ të ftuarit të ndajnë në studio rrëfime ekskluzive. E tillë ishte edhe biseda e sotme e moderatorëve Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni me artisten e make up-it Pranvera Metolli.

Ajo tregoi rrugëtimin e saj disa vjeçarë me efektet speciale, sidomos në filmat dhe shfaqjet teatrale. Por a është lodhur me keto eksperienca?

E pyetur nga Ermali nëse ka menduar të tërhiqet nga kjo punë, ajo shprehet: ‘Disa herë. Në filmin e parë timin, me metrazh të gjatë kam pasur probleme. Jo me pagesën. Regjisori i njohur më hoqi emrin nga titrat në fund të filmit. Nuk iu përgjigja në atë që ai kërkoi dhe tentoi. Kush më dëgjon e dinë kush është, stafi e dinte që kështu funksiononte me shumë njerëz’.

Menjëherë ndërhyri Ermali duke iu drejtuar: ‘Po flasim për ngacmim seksual? Nuk mendon se duhet të flisni më shumë, nëse ndjeni nën lëkurë këto presione edhe seksuale? A duhet edhe të denonconi?

‘Nuk mendova denoncimin, mendova se do gjenim një gjuhë të përbashkët për të mirën e punës. Të rinjtë duhet të punojnë, të mos bëjnë kompromise’- vijoi Metol
Shtuar më 14/05/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori