Tashmë është bërë e udhës që në programin ‘Trokit’ të ftuarit të ndajnë në studio rrëfime ekskluzive. E tillë ishte edhe biseda e sotme e moderatorëve Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni me artisten e make up-it Pranvera Metolli.
Ajo tregoi rrugëtimin e saj disa vjeçarë me efektet speciale, sidomos në filmat dhe shfaqjet teatrale. Por a është lodhur me keto eksperienca?
E pyetur nga
Ermali nëse ka menduar të tërhiqet nga kjo punë, ajo shprehet: ‘Disa herë. Në filmin e parë timin, me metrazh të gjatë kam pasur probleme. Jo me pagesën. Regjisori i njohur më hoqi emrin nga titrat në fund të filmit. Nuk iu përgjigja në atë që ai kërkoi dhe tentoi. Kush më dëgjon e dinë kush është, stafi e dinte që kështu funksiononte me shumë njerëz’.
Menjëherë ndërhyri
Ermali duke iu drejtuar: ‘Po flasim për ngacmim seksual? Nuk mendon se duhet të flisni më shumë,
nëse ndjeni nën lëkurë këto presione edhe seksuale? A duhet edhe të denonconi?
‘Nuk
mendova denoncimin,
mendova se do gjenim një gjuhë të përbashkët për të mirën e punës. Të rinjtë duhet të punojnë, të mos bëjnë kompromise’- vijoi Metol
Shtuar më 14/05/2019,
ora 16:01