Megaofertë angleze për Coutinhon

Për Philippe Coutinho do të ketë një verë të nxehtë.

Si klubi ashtu edhe lojtari duhet të ndajnë rrugët e tyre, por Barça do të duhet të gjejë një blerës.

Për momentin, klubi i Barçës ka rënë dakord për një opsion blerjeje prej 40 milionë eurosh me Aston Vilën, ku e kanë mesfushorin në huazim, por Newcastle ka hyrë fuqishëm në skenë, sipas Sport.

Kjo mund t’i sjellë Barçës edhe më shumë përfitime se sa nga Aston Villa.

Arsenali dhe Evertoni gjithashtu kanë qenë të interesuar për të dhe Barcelona shpreson të zgjidhë shitjen e tij para 30 qershorit. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2022 16:59

Tags: