Tristan i përgjërohet për rikthim Khloes pas tradhtisë
Pas skandalit të tradhtisë, Tristan Thompson ka filluar të ndjejë mungesën e Khloe Kardashian, pasi e ka parë atë duke festuar në Las Vegas. 34-vjeçarja ka qenë në Vegas për të festuar ditëlindjen e mikeve të saj Malika dhe Khadija Haqq.

Edhe pse Khloe-s ju desh të përballej me tradhtinë dhe skandalin e Tristan me miken e ngushtë të Kylie Jenner, ajo tashmë duket e lumtur pranë shoqeve të saj dhe këtë e kanë treguar fotot e publikuara.

Burime pranë "Hollywooflife" kanë treguar se Thompson është ndjerë shumë keq dhe ka kërkuar të rikthehet me Khloe-n, pasi ka parë fotot e saj sexy dhe tërheqëse ne Las Vegas.

Nuk dihet ende se si do të veprojë Kardashian, por kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim.
Shtuar më 12/03/2019, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori