Trejsi Sejdini feston daljen e të dashurit nga burgu me të brendshme e duke tymosur cigare (FOTO LAJM)

Me të brendshme të bardha dhe duke tymosur cigare, Trejsi ka vendosur të shfaqet mjaft e kuruar pak javë pas telasheve me të dashurin, i cili ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë si kokë e grupit të kokainës “Duka” në Tiranë, i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Më pas, mediat shkruanin se i dashuri ishte liruar, që do të thotë se Trejsi i rikthehet jetës së lumtur me udhëtime dhe blerje super të shtrenjta që ai i bën. Për të festuar daljen nga burgu të të dashurit, ajo ka realizuar këto foto të nxehta, ku ka marrë shumë komente për veshjet intime që ka zgjedhur e deri te linjat e kuruara. Albumi i fotografisë dhe videoja që postoi në “Instagram” ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga pozitivet e deri te negativet.

Lidhur me këto komente, “Miss Universe Albania” ka vendosur që të mos reagojë, duke shijuar vetëm anën pozitive të tyre.
Shtuar më 13/05/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori