Befason udhëheqësi çeçen, tre djemtë e tij adoleshentë do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka thënë se tre djemtë e tij adoleshentë  të moshës 14, 15 dhe 16 vjec së shpejti do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar në vijën e frontit.

Kadyrov ndau një video të djemve të tij në Telegram dhe tha: “Mosha e mitur nuk duhet të ndërhyjë në stërvitjen e mbrojtësve të atdheut tonë.

Nipërit e Presidentit të Parë të Republikës Çeçene, Heroit të Rusisë Akhmat-Khadzhi Kadyrov, Akhmat, Eli dhe Adam janë përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç.

Por stërvitjet e tyre ushtarake kanë filluar shumë kohë më parë, pothuajse që në moshë të re. Nuk mjafton vetëm të dish të qëllosh. Në bazë të RUS, ata mësohen se si të përdorin armë të ndryshme, si t’i përdorin ato në çdo distancë dhe bazat teorike.

“Gjithmonë kam besuar se qëllimi kryesor i çdo babai është të rrënjos devotshmërinë tek djemtë e tij dhe t’i mësojë ata të mbrojnë familjen, njerëzit, Atdheun. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë,” tha Kadyrov.

Kadyrov e ka bërë njoftimin dy ditë pasi tha se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pasi forcat ruse u tërhoqën në disa zona.