Trejsi bën provokuesen, por mamaja i prish planet

Trejsi Sejdini ose gangsterja e Elbasanit është kthyer në një nder femrat më të komentuara në media.

Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Balit ku jo vetëm po shijon pushimet me të dashurin, por edhe ka realizuar një set fotografik me fotografët e vendit.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një video nga momentet gjatë punës dhe disa prej fotove të setit ia ka dërguar edhe mamasë së saj në Whatsapp. Mirëpo, mamaja i ka dërguar mesazhin epik duke ironizuar të bijën e shtrirë në rërë buzë detit.

"Si derri në llucë", i shkruan ajo Trejsit, mesazh që e ka shkrirë së qeshuri modelen. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori