Tre filma të tjerë “Fast & Furious” (FOTO LAJM)

Rrjetet sociale kanë shërbyer sërish për dhënien e një lajmi mjaft të mirë, për të gjithë fansat e “Fast & Furious”, e cila do të vijë me tre seri të reja. Vin Diesel ka konfirmuar që “Fast & Furious” do të vijë me tre seri të reja.

Diesel i cili luan në rolin e Dom, e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në “Instagram”, të cilin e ka shoqëruar dhe me një foto me mbishkrimin: “Dy dekada, 10 seri, 1 saga”.

Fast and Furious 8” do të shfaqet në 14 prill 2017, që do të ndiqet më pas nga “Fast and Furious 9” në 19 prill 2019, si dhe seria e tretë ne 2 prill 2021.

Filmi i radhës do të drejtohet nga F. Gary Gray ndërsa Diesel do të rikthehet në rolin e tij si Dom Toretto. Pritet që edhe Jason Statham të vijë gjithashtu në rolin e tij si Dwayne Johnson. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2016, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori