Travis tradhtoi Kylien? Shakaja në rrjet merr përmasa të mëdha
Pëlqej
Travis Scott u tha se ishte fotografuar me një femër tjetër dhe kjo ishte një tradhëti ndaj Kylie Jenner.

Edhe pse vetë ai hodhi poshtë këto thashetheme, sepse fotografitë ishin jo të vërteta, vetëm ditën e sotme erdhi reagimi i Kylie.

Ajo ka postuar një foto në InstaStory të një lajmi dhe ka shkruar mbi të:

“Nuk e di nëse ky konsiderohet eksperiment social për disa njerëz, por po ngatërroheni me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta dhe familje të vërteta. Jam e lumtur që lidhja ime është e fortë sepse kjo situatë ka filluar të dalë jashtë kontrollit. Interneti më frikëson vërtetë ndonjëherë.”

Pavarësisht se në rrjet tani ka filluar të qarkullojë lajmi që kjo u bë për shaka, për familjen Kardashian nuk ishte e tillë. “E urrej që po i jap vëmendje kësaj gjëje por është absolutisht e shpifur që mendoni se është shaka të ngatërroheni me Travis dhe Kylie që sapo kanë krijuar një familje bashkë. Kjo është shkatërruese për lidhjet, familjet dhe është shumë e gabuar.”- ka shkruar Kim në Twitter.

” Njerëzit janë shumë të shpifur! Lojërat e mendjes që i bëjnë dikujt… kjo është tërësisht jo në rregull. Këtij personi duhet t’i vijë turp nga vetja.’- ka shkruar Khloe Kardashian.

Gjithsesi, me aq sa ne mund të kuptojmë Kylie dhe Travis janë shumë të lumtur, bashkë me vajzën e tyre.
Shtuar më 07/12/2018, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori