Tragjike, reperi humb jetën në moshën 21 vjeçare pas një krize
Juice Wrld, reperi i talentuar në fillimet e karrierës, humbi jetën sot në aerportin e Mideay në Chicago pas një krize.

Fluturimi i tij sapo kishte zbritur kur dëshmitarët vunë re se i riu po kalonte një krizë. Burime nga policia thanë se atij po i dilte gjak nga goja kur mjekët mbërritën për të dhënë ndihmën e parë.

Juice Wrld, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, ishte ende i vetëdijshëm kur mbërriti në spital. Ai humbi jetën shkurtimisht më pas. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë.

Karriera e reperit sapo kishte nisur dhe ishte në ngjitje. Ai u bë i famshëm me këngën “Lucid Dreams,” që u publikua verën e 2018-s. “All Girls Are the Same,” me Lil Yachty, gjithashtu u bë një hit.
Shtuar më 08/12/2019, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori