Tragjike, modelja përplaset nga treni teksa realizonte një set fotografik (FOTO&VIDEO)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të premten ku një modele ka humbur jetën pasi është përplasur me shinat e trenit.

Mësohet se modelja e njohur, Fredzania Thompson nga Texas, po qëndronte sipër shinave të trenit duke shkrepur disa poza.

Por në ato çaste ka ardhur me shpejtësi treni i cili e ka përplasur në anën tjetër të rrugës duke e lënë të vdekur.

Thompson, 20-vjeç, kishte zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj prisnin një fëmijë.

Fredzania ishte studente, por dëshironte të vazhdonte karrierën e saj si modele. Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten, ndërsa të hënën ajo do të mbushte 20 vjeç./albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori