Tradhtoi gruan me Princeshë Dianën, vdes Oliver Hoare
Ajo që të gjithë dinë edhe sot, është fakti që princeshë Diana nuk ishte e dashuruar me Princin Charles.

Madje thuhet se ajo kishte disa të dashur.

Oliver Hoare, i cili u bë i njohur si i dashuri i Lady Dianës, dhe u përfol për një lidhje me të në 1992, ka ndërruar jetë. Ai ishte i martuar, baba i tre fëmijëve, dhe ishte mik i ngushtë i princit Charles.

Pas një beteje të gjatë me kancerin ai humbi jetën në moshën 73-vjeçare.

Hoare kishte thënë më herët se kishte pasur një lidhje me bashkëshorten e Charles në 1992, pasi asaj i vdiq i ati, Earl Spencer. Nga ana tjetër, princeshë Diana i kishte thënë të besuarës së saj, Lady Boëker se “ëndërronte të jetonte në Italy me Hoare”.

Marrëdhënia e tyre dashurore mori fund kur bashkëshortja franceze e Hoarës, Diane de Vvaldner, e kërcënoi Oliver me divorc. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 23:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori