Totalisht ndryshe, Fjolla Morina vjen me një tjetër look (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina së fundmi po kalon disa ditë të mira pushimi. Fillimisht ajo udhëtoi drejt Francës, më saktë në Disneyland, së bashku me vogëlushen e saj Alayah, e cila u lumturua shumë pasi shkoi në vendin e ëndrrave të çdo fëmije.

Pas Francës, Fjolla ka udhëtuar për në Zvicër dhe duke qenë se është shumë aktive në rrjete sociale, fotot nuk kanë si të mungojnë. Ajo ka treguar ndërmjet tyre se po kalon një kohë vërtetë të bukur dhe po argëtohet së tepërmi bashkë me të voglën e saj.

Gjatë qëndrimit në Zvicër Fjolla ka vendosur të bëjë dhe një ndryshim në pamje. Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke u kthyer në bjonde dhe për këtë stil të ri ka marrë mjaft komplimente nga fansat.



Shtuar më 01/10/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori