Totalisht bjonde, jeni dakord me këtë ndryshim drastik të Oriolës? (FOTO LAJM)

Oriola Marashi është padyshim një ndër vajzat më të bukura shqiptare, e cila ka ruajtur natyralitetin dhe deri tani s’ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në pamjen e saj.

Format bomastike të Oriolës s’kanë nevojë për shumë koment, por gjithashtu tiparet e saj të ëmbla bëjnë këdo për vete.

Jemi mësuar ta shohim me flokët natyralë në ngjyrë gështenjë, por duket se modelja po tundohet të bëjë ndryshime në pamjen e saj.

Kjo pasi disa fansa modifikuan fotot e Oriolës, duke e kthyer në një bjonde platin.

Duket se kjo ide i pëlqeu bukuroshes shqiptare, e cila s’vonoi ta ndante pozën me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Të bëhem totalisht bjonde?”- shkroi ajo krahas postimit, ku i kërkoi ndjekësve mendimin e saj.

Si mendoni ju, cili look i shkon më shumë Oriolës? Jepini një mendje në llogarinë e saj në Instagram!

Shtuar më 27/11/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori