Top Channel drejt humnerës? Ja çfarë thotë Dudushi për emisionet
Alban Dudushi ka reaguar me anë të një mesazhi të qartë në lidhje me lajmet e publikuara në media se programi i tij në "Top Channel" do të mbyllet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatori thotë se lajmet që qarkullojnë në media janë të pabaza, dhe se asnjë program nuk do të mbyllet.

“15 vjet në Top Channel, unë jam në shtëpinë time. “Llafet e përhapura nëpër portale për “Top Show”, “Portokalli”, “E diell” janë pa asnjë bazë dhe në vazhdën e një fushate dashakeqe ndaj Top Channel.

Pavarësisht fjalëve të përhapura nga persona që nuk na e duan të mirën, stafet e këtyre programeve, në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të televizionit, janë të përkushtuar për të sjellë më të mirën në sezonin e ri”, shkruan Dudushi. /albeu.com/



Shtuar më 25/06/2016, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori