Fundviti sjell në Shqipëri 375 mijë doza vaksine Pfizer

Më 31 dhjetor pritet të mbërrijnë në Shqiopëri rreth 375 mijë doza vaksine Pfizer.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se për vitin 2022 do të lidhet një tjetër marrëveshje me kompanitë Pfizer për 1.5 milion doza të tjera të vaksinës anti covid.

“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastiruliu./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 13:47