Edhe Wells mbyll sezonin, shpallet kampionia më e re në histori

Skuadra Connah’s Quay Nomads, që në momentin e ndalimit të kampionatit uellsian kishte 4 pikë më shumë se New Saints, sot është zyrtarisht kampione e Uellsit.

Federata Uellsiane e Futbollit ka vendosur t’i japë fundit sezonit, që u ndal për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Skuadra e drejtuar nga britnaiku Mark McGregor ka “salduar” përfundimisht vendin e parë, duke fituar zyrtarisht titullin e parë kampion në histori. Ky vendim i Federatës së Futbollit të Uellsit i dha fund hegjemonisë së News Saints, që kishte fituar tetë tituj kampion radhazi.


Shtuar 20.05.2020 09:02