Tolgahan bëhet baba, fjalë të ndjera për Almedën (FOTO LAJM)

Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ditën e djeshme ajo solli në jetë vogëlushin Efehan dhe të dy gëzojnë shëndet të plotë., të cilin e pritën në shtëpi me një festë të madhe.

Ndërkohë, Tolgahan ka folur për mediat por nuk ka arritur të fshehë emocionet e të qënit prind.

"Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time.
Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin.

Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti."- rrëfeu Tolgahan sipas "Tv Klan".

"Para se të lindte i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove shumë’.- tregoi aktori për të voglin.

Shtuar më 06/05/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori