Tolga dhe Almeda desh e pësuan për shkak të një keqkuptimi
Pëlqej
Është vështirë t’i gjesh larg njëri-tjetrit, edhe atëherë kur projektet i kanë në drejtime të ndryshme, madje edhe atëherë kur i kanë në shtete të ndryshme. Almeda është gjithmonë aty ku është Tolga dhe anasjellas. Por në ndonjë rast të vogël, disaminutësh, si ky, mund të sjellë “pasoja” për çiftin e njohur.

Aktori i njohur turk, dy ditë më parë është fotografuar në Nishantash, duke dalë nga një klinikë estetike së bashku me Almedën dhe me një mikeshën e tyre.

Pas një trajtimi rreth tri orë, jashtë klinikës në fillim u pa Tolgahan dhe pas tij mikesha e Almedës, të dy të ndjekur nga kjo e fundit.

Ndërsa gazetarët dhe reporterët iu afruan aktorit, Tolga kërkoi menjëherë ndihmën e bashkëshortes, duke i thirrur: “Almeda, eja shpejt! Nëse nuk kam pranë dashurinë, ata mund të më kapin dhe të më keqkuptojnë”, – tha aktori me të qeshur.

Edhe Almeda e ka shoqëruar me të qeshura batutën e partnerit të saj dhe të gjithë skenën. Ajo, tashmë as nuk dyshon dhe as nuk mendon se dashuria e tyre mund të keqkuptohet nga situata të tilla të zakonshme shkruan class.

Shumë shpejt, Almeda do të publikojë projektin e saj të ri, një videoklip për të cilin po punon prej pak kohësh, ndërsa Tolga… oh, projektet e tij nuk marrin fund kurrë!
Shtuar më 20/08/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori