Tipik shqiptar, si e ka emrin Elvana në filmin "2 gisht mjaltë"
Filmi më i komentuar i vitit "2 gisht mjaltë" kishte mbrëmjen e sotme pre-premierën. Gjashtë salla të Cineplexx ishin mbushur plot dhe mes qyetetarëve që kishin shkuar për të ndjekur filmin, ishin edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik.

"2 gisht mjaltë" vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.

Një detaj që po ju zbulojmë për rolin e Elvanës është fakti që në film ajo e ka emrin Remzie Çakerri shkruan xing.

Gjatë fjalimit hyrës, Ermali e cilësoi Elvanën një diamant me talentin e saj në aktrim.
Shtuar më 28/03/2019, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori