Tinejxheret e rrezikshme të gjimnazeve
Altuna Sejdiu - Tuna
Këngëtarët e estradës gjithmonë kanë ditur të jenë problematikë në shkollën e mesme. Edhe pse kanë pasur nota të mira, shumica prej tyre thonë se në periudhën e gjimnazit kanë bërë gjëra interesante, që edhe sot i kujtojnë.

VIP tash, por si ishin në shkollë të mesme? VIP-at shqiptarë shpesh kanë folur për jetën e tyre private, por shumë rrallë ndodh që ata të evokojnë kujtime nga shkolla mesme.

Këngëtarja Genta Ismajli si duket më së shumti luftë kishte pasur me djemtë sepse thotë se ia kishin “frikën”.

“Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’ më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë, edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë”, ka thënë këngëtarja, që më sa shihet ia kishte nisur aventurave të saj qysh e re.

Një këngëtare tjetër shqiptare, e njohur po ashtu, Indrit Gjoni thotë se ka pasur shokë të mirë gjatë shkollës së mesme.

“Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka pas shkuar më shumë muhabeti. Ata më çmonin shumë dhe vetë s’e kanë bërë asnjëherë këtë, madje përkundrazi kanë ndërhyrë edhe kur shokë të tyre nga klasat paralele më kanë ngacmuar”.

Për opinionistin e Big Brother, Arjan Konomi ka vetëm diçka që ai e kujton nga shkolla e mesme. Është historia e tij e puthjes.

“Kishim tërë ditën në pikën e diellit djem e vajza, të zhuritur për ujë duke punuar dhe me sekretaret e rinisë që na hanin shpirtin se duhej të bënim “normën” ose sasinë e caktuar të misrit për të marrë dhjetë. Kur po ktheheshim kishte zënë nata dhe unë i zura pritë tek shkallët e pallatit të saj. Aty te hyrja, poshtë një dritareje, me zemrën që na ngrinte se mos na dilnin banorët në dritare dhe na shikonin, u puthëm për herë të parë. Quhej Albana dhe ka për ta lexuar këtë intervistë, nuk e di nëse për të ishte puthja e parë”.

Kurse Bleona Qerreti në shkollë të mesme ishte hata fare. Madje kishte kërcënuar edhe djemtë se do t’i rrihte. “S’ më ngacmonin, sepse unë isha si djalë vetë. Në Elbasan mbaja një kaçavidë me vete dhe një grep nga laboratori i fizikës që ia mora mamit (shpresoj që Oli nuk e lexon këtë intervistë, sepse akoma nuk e di këtë punën e grepit), për kaçavidën e di. Po, në fakt në vitet e gjimnazit kam qenë si djalë haram”.

Një tjetër këngëtare rebele ka qenë Tuna, e cila po ashtu nuk ka respektuar rregullat e shkollës, madje edhe ishte pranë përjashtimit.

“Unë deri në vitin e tretë isha në Kolegjin Turk, një sistem shumë konservativ, i cili asnjëherë nuk përputhej me mënyrën time të jetesës apo me mënyrën se si doja unë të bëja karrierë. Thjesht nuk kisha suportin e shkollës dhe gjithmonë unë isha ajo, e cila mbante thonj të gjatë të lyer (kundër rregullave të shkollës). ǒtë keqe ka t’i mbash thonjtë e rregulluar?!…Shkolla ime kishte rregulla absurde, deshën të më përjashtonin, sepse Shpati më kishte prekur faqen (qesh)”.

Adelina Tahiri nga ana tjetër ka pasur problem me vajza. Krejt kjo pse dikush ia shau shqiptarinë.

“Në vit të parë kisha në klasë një vajzë që ishte shumë nacionaliste. Ishte maqedonase, por kishte qëndrime të forta antishqiptare. Na nënvlerësonte shumë, jo mua, por përgjithësisht si popull. Gjatë një bisede ku po hidhte kunja, më nxehu aq shumë saqë e gjuajta. E kapa për flokësh dhe e rraha. Fitova unë, madje jo vetëm kaq. Ajo vajzë u përjashtua nga shkolla”, kishte thënë ajo.

Po si ishte Afërdita Dreshaj në shkollën e saj të mesme në Amerikë. Bukuroshja ka treguar vetë.

“Djemtë atje nuk ngacmojnë, janë të çuditshëm (qesh). Gjithmonë e kam thënë që nuk do kishte shanse që unë të krijoja një lidhje me një djalë amerikan. Atje edhe kur del në një takim me një djalë, qoftë ky edhe një shok, secili paguan kafen e vet. Ne jemi mësuar ndryshe, se djemtë tanë na respektojnë (qesh). Komplimente merrja, po nga amerikanët asnjëherë, vetëm nga ata që ishin të ardhur si p.sh italianë ose evropianët në përgjithësi. Më komplimentonin shpesh për gjatësinë dhe më pyesnin nëse isha modele, por jo si këtu që ecën rrugës dhe dëgjon fjalë të bukura nga djemtë”. (Bluetooth)
Shtuar më 14/06/2012, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori