Timo Flloko bën atë që s’e bëri asnjëherë, shfaqet ndryshe dhe habit publikun

Duhet thënë se Timo Flloko është një nga aktorët më të preferuar dhe më të dashur nga publiku shqiptar.

Kontributi i tij në kinematografinë shqiptare është i padiskutueshëm dhe ai ka ditur gjithnjë t'i fitojë zemrat e të gjithëve.

Prej shumë kohësh publiku ishte mësuar ta shihte aktorin me flokë paksa të gjatë të cilat shpeshherë i mbante edhe kapur.

Mirëpo së fundmi Flloko ka vendosur të ndryshojë pamjen dhe padyshim mund të themi se duket shumë vite më i ri.

Aktori ka qenë i ftuar në një emision ku është shfaqur me pamjen e re, me flokë të shkurtra dhe pak mjekër. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori