Ia dhuroi djali i Tom Doshit, çmimi marramendës i varëses që Luizi hoqi pas daljes nga BBV

Ia dhuroi djali i Tom Doshit, çmimi marramendës i varëses që Luizi hoqi pas daljes nga BBV

Mes shumë ofertash e dhuratash që Luizi mori nga BBV, varësja që i dha djali i Tom Doshit mori një vëmendje të veçantë.

Kjo edhe se vetë këngëtari shkodran i kushtoi mjaft rëndësi duke e përmendur për ditë me rradhë me “qoka” speciale për Tom Doshin dhe djemtë e tij.

Por veç kësaj, djemtë e Tom Doshit kanë bërë gjithmonë zhurmë në rrjetet sociale duke u bërë edhe pjesë e medias për shkak të jetës luksoze e herë pas here, sherreve në mes të kryeqytetit.

Por a e dini sa kushton varësja që Luizi mori dhuratë nga James Doshi? Ajo kap shifrën e 3,790 dollarësh, që është një shumë e konsideueshme për dhuratë për një të panjohur.

Pas daljes nga BBV, Luiz ka preferuar mos të shfaqet më me këtë varëse, që e shoqëroi për muaj me rradhë brenda shtëpisë së famshme.

Kujtomë se pas daljes nga shtëpia e famshme, Luiz Ejlli duket se ka nisur një tjetër “BBV”, me fokus në jetën e tij private. Ishte mungesa e familjarëve të tij në dasëm e cila ngriti dyshime për raportet e këngëtarit dhe partneres së tij, Kiara Tito me familjen Ejlli.

Jo vetëm kaq, por kanë qenë rrjetet sociale që gjithashtu kanë treguar detaje të tjera lidhur me raportet e Luizit me t afërmit e tij.

Pas daljes, Luizi po jeton në shtëpinë  e partneres së tij. Kjo u zbulua pasi, pas tri ditesh, Luizi postoi një video për t’i falënderuar fansat e tij për përkrahjen që atij i kanë bërë. Por ambienti ku Luizi regjistroi videon zbuloi se ai po qëndron në shtëpinë e partneres së tij, Kiara Tito.

/albeu.com/

luizi varese tom doshi luizi varese tom doshi luizi varese tom doshi