"Ti je mami?", Aurela Gaçe ndan me të gjithë bisedën emocionuese me të bijën (FOTO LAJM)

Këngëtarja e dashur, Aurela Gaçe, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Postimet e saj gjithmonë shkaktojnë shumë kuriozitet tek ndjekësit e këngëtares.

Ndërsa së fundmi, Aurela ka ndarë edhe një bisedë me vajzën e saj të vogël, që me siguri i ka bërë të qeshin por edhe të emocionohen ata që e kanë lexuar.

Abigail, e cila është vetëm 3 vjeç, e ka pyetur nëse ajo është mami apo Aurela, pasi me sa duket është konfuze për mamin nê shtëpi dhe mamin në televizor.

Biseda të tilla me fëmijët dhe pyetjet e tyre aq të pafajshme janë gjithmonë shumë të bukura për t’u lexuar apo për t’u dëgjuar.
Shtuar më 28/09/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori