Ukraina bën bilancin e viktimave dhe të plagosurve (FOTO LAJM)

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka bërë bilancin e viktimave dhe të plagosurve gjatë këtyre tre ditëve luftime mes palëve.

Sipas ministrisë, numri i të vdekurve deri më tani në pushtimin rus të Ukrainës është të paktën 198 persona.

Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë. Kreu i saj u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë se 1,115 janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë.

Reuters tha se ishte e paqartë nëse ministria po i referohej vetëm viktimave civile.

Kujtojmë se mes palëve ka pasur luftime të ashpra në qytetin e Kievit, i cili është edhe synimi kryesor i rusëve, pasi përmes tij, mund të ndërrojnë më pas qeverinë ukrainase, duke vendosur një qeveri kukull.


Shtuar 26.02.2022 10:57