Sheikët e Newcastle “peshkojnë” edhe në Serie A, synohet lojtari i Juventusit

Pas blerjes nga sheikët e Arabisë Saudite, Newcastle pritet të bëhet një nga skuadrat më të forta në Premier League dhe në Evropë pas 2022.

Tashmë janë duke u përfolur emra të shumtë që klubi anlgez mund të tentojë t’i transferojë në vazhdim.

Newcastle është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey, sipas Calcio Mercato.

Ramsey mund të jetë i hapur për t’u bashkuar me Newcastle, me ish-yllin e Arsenalit të ‘etur’ për t’u kthyer në Premier Ligë pas një viti tjetër frustrues në Juve.


Shtuar 12.10.2021 08:30