Thyen gjithnjë protokollin me veshjen, Meghan tregon pse
Si pjesëtare e familjes mbretërore, Meghan Markle bie në sy në disa aspekte. Disa prej tyre, si për shembull fakti që është amerikane, s’vihen re me vështrim të parë. Ndërsa disa, janë shumë të qarta, si stili personal që dallon shumë nga Kate Middleton dhe Mbretëresha Elizabeth. Veçanërisht, Meghan shquhet për ngjyrat e errëta.

Për fat, këtë zgjedhje e ka shpjeguar vetë Meghan në një intervistë për InStyle në vitin 2015. Në vetë fjalët e saj, veshjet që zgjedhim “janë një reflektim i mënyrës si ndihemi.” Duke përdorur personazhin që luante në "Suits" si shembull, Meghan tha:

“Do të vini re në sezonin e dytë, kur bie në dashuri me Mike, Rachel vesh ngjyra të ëmbla. Ndërsa në sezonin e parë, kur i përkushtohet punës, vesh gri dhe të zeza. Mendoj se rrobat janë një reflektim i mënyrës si ndihemi.”

Pra, veshjet gri, blu dhe të zeza të Meghan, kur pjesa tjetër e familjes mbretërore vesh të kuqe dhe neon, shpjegohen me përkushtimin e Meghan ndaj punës? Ndoshta, ndoshta jo.

Gjithashtu, Dukesha shpjegoi pse zgjedh veçanërisht ngjyra të errëta në periudha të caktuara të jetës.

“Nëse je e dashuruar, vesh rroba që të bëjnë të ndihesh më romantike. Nëse je e stresuar, vesh gjëra njëngjyrëshe ose të errëta.”

Fare mirë, kjo periudhë mund të jetë stresuese për Meghan. Është viti i parë i martesës, viti i parë si mbretërore dhe shtatzënia e saj e parë. Të gjitha këto në sy të publikut.
Shtuar më 13/01/2019, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori