U gjet me pultin e televizorit në dorë, identifikohet viktima e aksidentit në Tiranë

Zbulohet identiteti i këmbësorit që u përplas për vdekje nga një motor mëngjesin e sotëm në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Viktima është Enver Kasolli, 82  vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i moshuari i ndjerë rezultonte i humbur që prej mbrëmjes se djeshme dhe vuante nga sëmundja e Alzhamerit. Kanë qenë të afërmit e tij, të cilët pas publikimit të lajmit në media kanë konfirmuar identitetin e Enver Kasollit tek uniformat blu.

Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”.

Në skemën e krijuar nga policia në vendngjarje, dyshohet se 83 vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aksin ku ka lëvizje automjetesh, çka si pasojë pas përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme. I moshuari u gjet me pultin e televizorit në duar në çastet e fundit të jetës./albeu.com/


Shtuar 18.06.2023 14:47