Sulmet e fundit në Ukrainë, eksperti i luftës: Mund të jenë pararendëse të një ofensive të madhe nga Rusia

Sulmet e fundit raketore të Rusisë në Ukrainë mund të jenë “pararendëse”  të një ofensive të madhe ruse.

Kështu ka deklaruar ish-zëvendës komandanti suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë, gjenerali Sir Richard Shirreff.

Duke folur për Sky News, Sir Richard tha se sulmet e fundit raketore në Ukrainë ishin një “vazhdim” i asaj që kishte ndodhur që nga tetori.

“Kjo po i jep formë fushëbetejës siç do ta përshkruante ushtria. Dobësimi i qyteteve dhe qytezave, duke goditur moralin e saj civil. Është një vazhdimësi e asaj që ka ndodhur që nga tetori.

Mbi 1000 raketa janë lëshuar që nga tetori në Ukrainë pikërisht me këtë qëllim. Mendoj se ndryshimi është se deri më tani është krijuar për të thyer moralin civil, gjë që nuk do ta bëjë ndërkohë që rusët kanë ngecur. Por, duke pasur parasysh informacionet e inteligjencës dhe informacionet që ne po marrim, ajo mund të jetë pjesë e pararendësit të një ofensive të madhe ruse.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se rusët  kishin “rregulluar” vijat e tyre të frontit dhe kishin mobilizuar një numër të konsiderueshëm civilësh në javët e fundit.

“Si rezultat i tërheqjes nga Khersoni ata kanë qenë në gjendje të përforcojnë pjesë të tjera të linjës së tyre dhe rusët kanë marrë formë këtu”, shtoi Sir Richard.


Shtuar 16.12.2022 21:14

Tags: ,