Theu rekord nëpër kinema, Elvana flet për suksesin e filmit
Duhet thënë se pavarësisht nëse ishte apo jo një film me vlera artistike, Dy Gisht Mjaltë tërhoqi vëmendjen e shumë prej shqiptarëve të cilët shkuan në kinema për ta parë.

vetëm 24 orë u shitën rreth 7 mijë bileta, gjë që ia kaloi dhe Fast And Furiuos.

Pikërisht për këtë ka folur edhe këngëtarja e cila për herë të parë ka aktruar.

Ermali dhe Elvana do të jenë në Prishtinë dhe me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja është shprehur e lumtur që po sjellin vetëmqeshura tek publiku.

"Jam kaq e lumtur qe po ju sjellim te qeshura dhe gezim tek ju. Nder per mua te jem ne krahun tuaj Koco Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Natasha Sela. Faleminderit! Sot jemi ne Prishtine per te qeshur e kenduar se bashku... (me shume per te qeshur dmth)", shkruan Elvana. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori