Ishin nisur për te Kisha e Laçit, makina përfundon në përrua, lëndohen dy vajza

Një makinë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në një përrua.

Aksidenti ka ndodhur këtë të hënë, teksa dy të reja po udhëtonin për të shkuar të Kisha e Laçit.

Për fat të mirë shoferja dhe pasagjerja kanë shpëtuar.

Dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit./albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 12:08